Lufta mes Totemhamit e Junjatedit për van der Beek

Futboll

Lufta mes Totemhamit e Junjatedit për van der Beek

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:42
van de Bek

Yjet e Ajaksit janë kthyer në lojtarët më të dëshiruar në këtë merkato verore. Pas Frenki de Jong, që është zyrtarizuar te Barcelona dhe me De Ligt, Zijeç apo Neres që ndiqen nga ekipet më të mira europiane, është mesfushori Donni van de Bek, ai që pëlqehet te klubi nga Amsterdami. Në fakt, ashtu si edhe shokët e tij të skuadrës, van de Bek ndiqet nga shumë klube, mes të cilave, Inter, Totenham apo Mançester Junajted. Pikërisht skuadrat nga Premier Liga janë më të preferuarat për 22-vjeçarin, i cili është shprehur se do t’i pëlqente shumë që të luantë në ishull. Për momentin “Djajtë e Kuq” janë disi më të avantazhuar në raport me Totenhamin, por me “Spursat” holandezi do të kishte mundësi të luante në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat