Ja 10 pronarët më të pasur të klubeve

Futboll

Ja 10 pronarët më të pasur të klubeve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:25
Ilustrim

Sezoni i fundit, veçanërisht në Champions League, na mësoi se paratë nuk janë gjithçka në futboll. Pasioni dhe dëshira, ndonjëherë e mund edhe një ekip me lojtarë multi-milionerë dhe të super paguar.

Por, gjithsesi, paraja mbetet një element i rëndësishëm në botën e futbollit ku jemi sot, e cila është kthyer në një industri gjigande.

Është revista amerikane e specializuar rreth biznesit dhe financave, që bën listimin e personave më të pasur në botë. Nga kjo listë, janë veçuar edhe 10 pronarët e klubeve sportive, me pasurinë më të madhe.

“TOP 10”

Karlos Slim – 59.2 miliardë dollarë – Ka në pronësi Real Oviedon. Manjat meksikan i telekomunikacion.

Fransua-Henri Pino – 31.7 miliardë dollarë – Ka në pronësi Renes. Në krye të një grupi që ka shumë firma luksoze veshjesh.

Mansur bin Zaid Al Nahian – 23 miliardë dollarë – Ka në pronësi Mançester Sitin.

Ditrish Mateshitz – 18.9 miliardë dollarë – Ka në pronësi Nju Jork Red Bull, Salcburgun dhe Red Bull Brazil.

Andra Anjeli – 15.9 miliardë dollarë – Presidenti i Juventusit.

Roman Abramoviç – 12.4 miliardë dollarë – Pronar i Çelsit, ka kompani në sektorin e naftës, gazit dhe metaleve.

Filib Anshutz – 11 miliardë dollarë – Pronar i Los Anxheles Galaksi. Firma në naftë, hekurudha, telekomunikacion, pasuri të patundshme.

Stenli Kronke – 8.8 miliardë dollarë – Pronari i Arsenalit. Merret me pronat e patundshme.

Zhang Xhindong – 6.8 miliardë dollarë – Pronari i Interit dhe drejton grupin Suning.

Dimitri Ribolovlev – 6.8 miliardë dollarë – Pronari i Monakos.

Naser Al-Khelaifi – 6.2 miliardë dollarë – Pronari i PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat