Zidane i tregon derën e largimit të birit!

Futboll

Zidane i tregon derën e largimit të birit!

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:34
Zidane i tregon derën e largimit të birit!

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, i ka treguar derën e largimit djalit të tij, Luca. Portieri nuk mund të fitojë vendin e titullarit, ndërsa trajneri ia ka bërë të qartë "Gardianit të portës": "Nëse gjen ekip, mund të largohesh". 

Clermont është ekipi që dëshiron të rrëmbejë djalin e legjendës franceze. 20-vjeçari mund të tundohet nga kjo ofertë, pasi i duhet të ndërtojë CV për karrierën e tij dhe të largohet nga hija e babait. Agjenti Alain Migliaccio e ka këshilluar Lucën të largohet. Ai ka ndjekur nga afër dhe karrierën e Zinedine.

"Djali im Luca është këtu me meritë, prandaj ai ka 16 vite në këtë klub", - tha Zizu në një intervistë të para pak kohëve. Numri një i Realit largoi dhe djalin tjetër Enzo kur ishte në krye të madrilenëve përpara se të rikthehej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat