“Rashica për Topin e Artë” – Werder Bremen shpërndan postimin e tifozit shqiptar

Futboll

“Rashica për Topin e Artë” – Werder Bremen shpërndan postimin e tifozit shqiptar

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:49
Milot Rashica

Milot Rashica ishte njëri nga më të mirët në duelin e mbrëmshëm ndaj Bullgarisë.

Anësori i Werder Bremenit shkëlqeu me golin e parë, teksa shtoi edhe asistin krejt në fund të takimit për Elbasan Rashanin, që realizoi golin e fitores.

Pas ndeshjes, shumë tifozë shqiptarë kanë duartrokitur ish-anëtarin e Vushtrrisë e Viteses, derisa njëri prej tyre ka deklaruar: “Rashica, për Topin e Artë”.

Image

Ky postim në rrjetin social “Twitter” si duket i ka pëlqyer shumë edhe faqes zyrtare të klubit gjerman, që nuk ka nguruar ta shpërndajë atë.

Edhe pse fillimisht duket larg, kush e di, ndoshta në një të ardhme ai edhe mund ta fitojë trofeun më të çmuar individual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat