"Zorro" Fonseca: fëmija i varfër nga Mozambiku që sfidoi edhe luftën në Ukrainë!

Futboll

"Zorro" Fonseca: fëmija i varfër nga Mozambiku që sfidoi edhe luftën në Ukrainë!

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:07
Paulo Fonsecas

Nampula është një qytet që ndodhet në Mozambik dhe ku futbolli është gjëja e fundit që mendohet... Koloni e Portugalisë deri në vitin 1975, sigurisht që emigrimi për në vendin lusitan ka qenë i madh për shumë familje...

Mes tyre, edhe ajo e Paulo Fonsecas, trajnerit të ri të ekipit të Roma-s. Në moshën 14 vjeç transferohet në Barreiro dhe nga shtëpia e tij sheh Lisbonën, ëndërron kapërcimin e madh dhe mbetet besnik te qyteti i tij: "Komshiu më çonte të shihja ndeshjet e Sporting, zemra ime ishte 100% me Barreirensen".

Ka mbetur edhe sot, kur është 46 vjeç. Në vitin 2005 braktis futboll, bën pak praktikë dhe pas gjashtë vitesh gjen vend të Aves, një qytet prej 8 mijë banorësh. Mbërrin në vend të tretë në renditje dhe për pak sa nuk arrin ngjitjen në kategori.

Diçka që vetëm shtyhet, pasi në vitin 2013 me Pacos de Ferreira, mbërrin në vend të tretë duke shkuar në Champions League. Rezultati më i mirë i klubit në 60 vite histori.

Emri i tij ngrihet në qiell dhe nisin të pyesin: "cili është sekreti i Fonsecas?"... Loja e bukur, ritmi i shpejtë, por sidomos edhe rregulli në një rreshtim 4-2-3-1 me fantazistë teknikë dhe të aftë, mbrojtës krahu të shpejtë dhe qedrorë që krijojnë volum.

Image

"Studioj dhe përgatitem". Sheh dhe risheh shpesh stërvitjet e Guardiolas, por edhe ndeshjet e ekipeve të tij, pa harruar mënyrën se si Pep ideon diçka. i pëlqen edhe Sarri, por sidomos Jose Mourinho: "Mou është Mou! Nuk i afrohesh dot!".

Në 3 vjet më Shakhtar Donetsk, 7 trofe (3 tituj kampion, 3 Kupa Ukraine dhe 1 Superkupë). Krahu i tij i djathtë? Max Nargoski, që nuk është futbollist apo analist kundërshtarësh, por përkthyesi i tij. Zëri i dytë që merr kudo me vete, i lindur në Portimao, në Portugali.

Image

 

Kurrë nuk do të mund të stërviste Dinamo Kiev, sepse "im shoqe do të bëhej bishë!". Kurioz është fakti se në konferencën për shtyp pas kualifikimit në grupin Champions, me fitoren 2-1 ndaj City, në sallë u prezantua i veshur si Zorro... Motivi? "I vogël isha i varfër dhe për Karnevale, maska e Zorros mund të bëhej shumë lehtë, pa shpenzuar...".

I vjen keq ose ka vetëm një peng: "Nuk luajta kurrë në Donetsk, në "Donbas Arena", për shkak lufte!". Në 94 ndeshje, 8 humbje me Shakhtar dhe shumë talente të vlerësuar.

Image

Shakhtar stërvitej në Kiev dhe luante në Kharkiv, 300 km nga Donetsk: “Bënim mijëra udhëtime, spostime, udhëtime, për futbollistët ishte tmerr!".

Udhëtimi i i rradhës është në Romë, "Qyteti i Përjetshëm", aty ku nis një projekt i ri, ndoshta me maskën e Zorros dhe shpatën për të gërvishtur historinë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat