Pesë ndeshjet e fundit të Kosovës dhe Çekisë – Kush ka gjasa më të mëdha për kualifikim?

Futboll

Pesë ndeshjet e fundit të Kosovës dhe Çekisë – Kush ka gjasa më të mëdha për kualifikim?

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Gjërat tashmë kanë filluar të biejnë në vendin e vetë dhe gradualisht po kuptohet se cilat kombëtare do të luftojnë për dy pozitat e para në grupin A.

Pozita këto që sigurojnë kompeticionin më të madh për përfaqësuese në kontinentin e vjetër.

Ndërkaq, në grupin ku po bën pjesë edhe Kosova, pra në atë “A”, sipas të gjitha gjasave Anglia pritet të përfundojë e para në grup, kurse për vendin e dytë do të luftojnë deri në fund, Kosova dhe Çekia.

Çekët kanë më shumë përvojë, megjithatë “verdhë e kaltërit” posedojnë cilësinë e mjaftueshme që t’u kundërvihen atyre, sidomos në ndeshjet e ndërsjellta, e që pritet të jenë vendimtare.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Bullgarisë, djelmoshat tanë janë motivuar më shumë se kurrë, andaj edhe dueli i 7 Shtatorit në “Fadil Vokrri” pritet të vendos shumëçka, megjithëse Kosova për ta bërë punën më të lehtë, duhet të fitojë në të dyja ndeshjet ndaj kombëtares çeke.

Më poshtë takimet e mbetura deri në fund të këtij cikli kualifikues për të dyja skuadrat.

Ndeshjet e Kosovës:

7 shtator: Kosovë – Çeki

10 shtator: Angli – Kosovë

14 tetor: Kosovë – Mali i Zi

14 nëntor: Çeki – Kosovë

17 nëntor: Kosovë – Angli

Ndeshjet e Çekisë:

7 shtator: Kosovë – Çeki

10 shtator: Mali i Zi – Çekia

11 Tetor: Çeki – Angli

14 nëntor: Çeki – Kosovë

17 nëntor: Bullgari – Çeki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat