Arjen Robben është pranë kalimin te Lazio, klubi italian ku luajnë tri yje shqiptare, Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi.
Mediat italian raportuan gjatë fundjavës së Lazios i është ofruar Arjen Robben, i cili u përshëndet me Bayern Munich këtë verë pas një karrierë të bujshme në Bundesligë.
Tani, Il Messaggero shkruan se Lazio është duke e përgatitur ofertën për legjendën holandeze.
35-vjeçari është lojtar ii lirë pasi këtë verë i mbaroi kontrata me Bayernin. Në të kaluarën, Lazio e kishte bërë një transfer të ngjashëm, duke e marrë në skuadër Miroslav Klosen më 2011.
Robben në Lazio do t’i bashkohej mesfushorit të Kosovës, Valon Berishës, portierit të Shqipërisë, Thomas Strakoshës dhe mbrojtësit të Danimarkës, Riza Durmishit.