Kosova U-21 mposht me lehtësi Turqinë në “Fadil Vokrri”

Futboll

Kosova U-21 mposht me lehtësi Turqinë në “Fadil Vokrri”

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:23
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka shënuar një fitore të rëndësishme 3:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Arbenit Xhemajli ia dha epërsinë 1:0 Kosovës në minutën e 45-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Turqit e filluan shumë mirë pjesën e dytë, duke e barazuar rezultatin përmes Halil Dervisoglut (46’).

Sidoqoftë, verdhekaltrit e rikthyen epërsinë falë golit të Mirlind Dakut në minutën e 72-të.

Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Lirim Kastrati në minutën e 89-të.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në po aq ndeshje të zhvilluara në grupin 3 dhe e zë vendin e parë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat