Ismajli: Kosova? Jemi një, më lodhët me pyetje për Kosovën!

Futboll

Ismajli: Kosova? Jemi një, më lodhët me pyetje për Kosovën!

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:54
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli foli pas fitores me Moldavinë me rezultatin 1-0. Ai u ngacmua për Kosovën, por u përgjigj mjaft mirë duke theksuar se jemi një komb. 

Fitorja - "Mendoj se na ka ndihmuar shumë kjo fitore. Shpresoj që tifozët të jenë më të shumtë. Duhej të fitonim, pasi nuk ia dolëm në Islandë". 

Zëvendësimet - "Mendoj se zëvendësimet na ndihmuan. Roshi bëri mirë dhe varet nga ekipi". 

Objektivat - "Islanda fitoi dhe tashmë kemi më shumë shanse". 

Kosova - "Gjithmonë është vendi im, atje kam lind. Nuk kam asnjë problem ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, jemi një". 

Moldavia - "Kishim punë, pasi luajtën me shumë topa të gjatë. Nëse e ke nga lart e ke më të thjeshtë, në fushë është e vështirë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat