De Ligt i befason të gjithë me zgjedhjen e tij!

Futboll

De Ligt i befason të gjithë me zgjedhjen e tij!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:18
Matthijs de Ligt

U mendua se Barcelona kishte arritur marrëveshjen me Matthijs de Ligt për 75 milionë euro, por jo! PSG është futur në garë dhe i mëshon fort pistës së mbrojtësit. Në kryeqytetin francez duan që të gjejnë zëvendësuesin ideal të Thiago Silvës dhe 19-vjeçari i Ajax-it është emri i duhur. 

Agjenti i tij, Mino Raiola, është sot dhe nesër në Paris për të mbyllur marrëveshjen. Përfaqësuesi i 19-vjeçarit ka takuar drejtorin sportiv të PSG-së, Antero, dhe duket se gjërat janë në rrugën e duhur.

Sheiku i PSG-së, Nasser Al-Kelaifi, do me patjetër suksesin në Champions dhe për këtë arsye synon të përforcojë mbrojtjen. Sulmi është me 5 yje, por tani duhet "blinduar" mbrojtja. Raiola do paratë, prandaj dhe afrimi me PSG shihet si një lëvizje tipike e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat