Klubi i njohur italian njofton rinovimin e lojtarit në mënyrë epike

Futboll

Klubi i njohur italian njofton rinovimin e lojtarit në mënyrë epike

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:24
Tommaso Giulini gjeti një mënyrë të re për të njoftuar një rinovim të kontratës me Luca Cigarinin

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini gjeti një mënyrë të re për të njoftuar një rinovim të kontratës me Luca Cigarinin – nëpërmjet WhatsApp.

Mesfushori 32-vjeçar do të ishte jashtë kontratës në fund të muajit.

Ai u bashkua me Sardinët në vitin 2017 dhe bëri 28 paraqitje këtë sezon në Serie A dhe në Kupën e Italisë.

Presidenti Giulini njoftoi në Twitter arritjen e marrëveshjes, duke publikuar mesazhet e tyre në WhatsApp.

“Ciga i madh, ne jemi në duar të mira me ty, ose duhet të them këmbë të mira …”

“Faleminderit Pres, ne kemi vendosur disa struktura këtu”.

“Unë të pres nesër për nënshkrimin!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat