Zyrtare: Kastriot Selmani, futbollisti i radhës që i bashkangjitet KF Llapit

Futboll

Zyrtare: Kastriot Selmani, futbollisti i radhës që i bashkangjitet KF Llapit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:49
Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani

Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin.

Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi llapjan, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

Ja postimi i plotë:

ZYRTARE: Kastriot Selmani, futbollisti i radhës që i bashkangjitet KF Llapit

Podujevë, 12 qershor 2019 - Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.

Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

I dëshirojmë mirëseardhje në klubin e vendlindjes!

#Selmani2022 ⚪️?

Vazhdojmë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat