Djemtë Kosovës me përgjegjësi në fushë, krenarë me rezultate

Futboll

Djemtë Kosovës me përgjegjësi në fushë, krenarë me rezultate

Nga: Fazli Berisha Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:23
Kosova

Post festum
Nuk do mend se Kosova përfundimisht  nuk njihet më, vetëm si hapësirë gjeografike, që mësohet në librat shkollorë, por prej kur futbolli i Kosovës u pranua në institucionet evropiane  e botërore, vuri aureolën e një vendi, që veç hapësirës, brenda saj ka një minierë me thesar talentesh, të cilët kur tash janë bërë pjesë e eventeve evropiane e botërore, janë bërë krenaria e Kosovës dhe ankthi i kujtdo që i del përballë në betejat e fushave të gjelbërta. Djemtë e Kosovës bën që Kosovën ta njohin në krejt botën, më shumë seç do të bënin me qindra diplomatë dhe kancelari.

Kur nisën garat ndërkombëtare, të gjithë po mendonin se Kosova është e re e ndoshta interesante, por askush nuk kishte menduar që do ta kenë të vështirë e leje më se do të dilnin nga stadiumi të mposhtur e kokulur. Që 14 ndeshje Kombëtarja A e Kosovës nuk di çka është humbja. Shumë skuadra të mëdha siç ishte rasti me Danimarkën, zbarkuan në stadiumin “Fadil Vokrri” si mësues, por pas përfundimit të ndeshjes dolën si nxënës. Në Ligë e Kombeve, dolën të parët në grup pa asnjë humbje e tash në kualifikimet e rregullta po marshojnë pa asnjë humbje. Me paraqitjet e tyre brilante, djemtë e Kosovës na dhuruan spektakle e po aq shumë emocione të papara. Këto suksese kanë bërë që të trokasin në ndërgjegjen atyre që ishin kundër pranimit tonë në institucionet ndërkombëtare, ndërsa  preken thellë e me krenari çdo zemër shqiptare dhe të atyre që na përkrahen në vazhdimësi. Bënë që Kosova të jetë tregim i suksesit, shembull për të gjithë dhe mësim për të ardhmen.

Jehona e këtyre sukseseve u dëgjua gjithandej, jo vetëm te shqiptarët, por anë e mbanë botës. e cila çdo ditë e më shumë po na njeh. Nga të gjitha anët filluan të flasin e të shkruajnë për Kosovën, e ballinat dhe ekranet televizive, zunë të mbushën me tregime për Kosovën dhe djemtë tanë, duke lavdëruar futbollistët, shtabin teknik, FFK-në dhe adhuruesit “Dardanët”. Futbollistët për një paraqitje të shkëlqyer, shtabin teknik për një udhëheqje profesionale, FFK-në për organizim brilant, ndërsa “Dardanët” dhe popullin e Kosovës për një përkrahje të madhe e të pashembullt, brenda dhe jashtë Kosovës. Zëri dhe brohoritjet e adhuruesve “Dardanët” u dëgjua kudo nëpër të gjitha stadiumet ku Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshje, madje ishin më të zëshëm dhe në numër më të madh se sa ata vendas siç ishte rasti i fundit në Sofje të Bullgarisë, duke heshtur adhuruesit bullgarë në tribuna, ndërsa djemtë në fushën e gjelbër, heshtën futbollistë bullgar dhe bënë që stadiumin ta lëshojnë kokulur duke mos besuar që u mposhtën nga një skuadër jashtëzakonisht e re.

Në këtë shkrim, nuk dua të përmend individë, me emra,  sepse mund t’u hymë në hak dikujt dhe se vërtet ata u paraqiten si në trup i vetën, ndaj edhe arritën këtë rezultat. Por, nuk mund të kalojë ashtu heshtur pa përmend edhe djemtë e Kombëtares U21, të cilët njëjtë në dy ndeshjet e para kualifikuese për botëror, arritën dy fitore të mëdha në ndaj Andorrës si mysafir dhe kudër Turqisë të martën mbrëma në stadiumin”Fadil Vokrri”, duke na bërë krenarë të gjithëve. Do  t’u hyja në hak e të mos i përmend edhe Kombëtaret U17 dhe U19, të cilat arritën të shkojnë deri në rrethin elitë, sikur edhe Kombëtaret  e femrave A dhe U19, ku vajzat e Kosovës patën një paraqitje të mirë. 
Pra, krejt në përmbyllje të këtij shkrimi modest, lirisht mund të themi se të  gjitha këto suksese të djemve dhe vajzave tona, arsyetojnë slloganin “ Vazhdojmë me përgjegjësi dhe krenari” duke bërë FFK-në të mburret, ndërsa gjithë shqiptarët i bëjnë krenarë kudo që janë. Me këto suksese e lartësuan Kosovën në majat e botës. Për fund FALEMNDERIT të gjithëve për që na bëtë të ndjehemi të gëzuar dhe krenarë.  Me fat epoka e re e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat