Prishtina nuk e ndërron Pejën - Bota Sot
Prishtina nuk e ndërron Pejën

Futboll

Prishtina nuk e ndërron Pejën

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:58
Prishtina nuk e ndërron Pejën

Tani e tre vite për përgatitjet për garat ndërkombëtare, Prishtina nuk e ka ndërruar Kosovën. Pas një viti përgatitje në Gjakovë, në dy vitet e kaluara, sikurse edhe sivjet, Prishtina për fazën përgatitore në Evropë zhvendoset në Pejë, më saktësisht në hotelin me kushte ideale, “Onix Spa” të Banjës së Pejës.

Skuadra sot ka udhëtuar për Banjë ku do të qëndroj për dhjetë ditë, ndërsa klubi i është mirënjohës Komunës së Pejës e cila edhe njëherë i gjendet klubit nga kryeqendra duke i lëshuar fushën e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Me skuadrën kanë udhëtuar vetëm futbollistët me kontrata që llogariten se do të vazhdojnë në kampionat për edicionin 2019/20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...