Man United ‘godet’ në merkato, transferon shokun e sulmuesit shqiptar

Futboll

Man United ‘godet’ në merkato, transferon shokun e sulmuesit shqiptar

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:55
Ilustrim

Manchester United ka transferuar talentin e Swansea City, Daniel James.

21 vjeçari nga Uellsi është bërë transferimi i parë i Manchester United për sezonin 2019/2020.

Lajmi është zyrtarizuar nga ‘Djajtë e Kuq’ të cilët në faqen zyrtare të klubit i kanë uruar mirëseardhje James në ‘Old Trafford’.James po ashtu është pjesë e Kombëtares së Uellsit, ku ka regjistruar 4 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Mesfushori i talentuar ka luajtur së bashku me sulmuesin shqiptar tek Swansea City, Bersant Celina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat