James transferohet te Manchester Utd

Futboll

James transferohet te Manchester Utd

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:31
James transferohet te Manchester Utd

Futbollisti Daniel James është zyrtarisht futbollist i Manchester Utd. Kanë qenë vetë “Djajtë e Kuq” që kanë zyrtarizuar transferimin e 21-vjeçarit uellsian, i cili vjen nga klubi i Swanseat. Futbollisti ka luajtur 33 ndeshje me Swansean dhe ka shënuar edhe 4 gola, gjatë sezonit të fundit që ka qenë pjesë e kësaj skuadre në Championship. Uellsiani luan si sulmues anësor dhe ka bërë tashmë debutimin edhe me përfaqësuesen e tij, duke luajtur për 4 takime, ndërsa pritet të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Solskjaer. Futbollisti ndiqej nga disa skuadra në Premier League, mes të cilave Tottenhami, Evertoni dhe Chelsea, por “Djajtë e Kuq” u treguan të shpejtë dhe mbyllën në kohë marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat