Deportivo La Coruna dhe Malaga e mesfushorit shqiptar Keidi Bare po ndeshen në "Riazor" në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës play off, që do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm.
Malaga ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 falë një goli të jashtëzakonshëm të realizuar në minutën e 37-të nga Ontiveros. Takimi është zhbllokuar nga miqtë në minutën e 18-të me Hernandez, por Deportivo është kundërpërgjigjur pas vetëm 3 minutash me një penallti të Fernandez.
Për sa i takon Bares, sulmuesi shqiptar është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 30-të për një faull taktik, që shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit të dytë.