Dasma madhështore

Futboll

Dasma madhështore

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:35
Dasma madhështore

Sergio Ramos po përgatitet për një dasëm madhështore së bashku me partneren e tij, Pilar Rubio, këtë fundjavë në Sevilla. Kapiteni i Real Madrid-it do të kalojë një ceremoni fantastike, ndërsa kanë filluar të zbulohen dhe emrat e parë të listës të të ftuarve prej 500 personash.

Mbrojtësi ka ftuar çiftin David and Victoria Beckam, ndërsa nuk mungon as rivali i tij i madh Gerard Pique së bashku me Shakirën. Nuk ka ftesë për ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldo dhe partneren e tij. Portugezi u largua drejt Juventusit dhe palët duket se nuk kanë mbajtur një marrëdhënie solide, pavarësisht 9 viteve të kaluara në një ekip.

Nuk mungojnë emrat e Zinedine Zidane dhe Florentino Perezit, ndërsa ftesë ka dhe ish-kapiteni Iker Casillas. Nuk dihet nëse portieri do të jetë i pranishëm pas problemeve që pësoi me atakun kardiak. Marca ka zbuluar se Ramos dhe Rubio kanë pronotuar bandën AC/DC për një çmim prej 1 milion eurosh në atë që mund të konsiderohet dasma e vitit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat