Italiani godet ashpër gjakovarin

Futboll

Italiani godet ashpër gjakovarin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:23
Reja e Grezda

Trajneri Edi Reja ka folur për çështjen e Eros Grezdës për mediat në Shqipëri. Për Supersport, trajneri italian Reja, që e shijoi fitoren e parë në drejtim të kombëtares kuqezi të martën përballë Moldavisë, foli edhe për situatën e gjakovarit Eros Grezdës.

Futbollisti nga Gjakova, u raportua se braktisi kombëtaren për shkak të problemeve personale, duke vendosur të mos qëndronte me grupin për ndeshjet ndaj Islandës e Moldavisë.

“Grezda ka bërë një zgjedhje të tijën, pasi kishte disa probleme të vetat. Për shembull Qose ishte gjithmonë jashtë, pasi kisha 24 futbollistë, por qëndroi këtu dhe u tregua i mirë, ndaj i erdhi momenti që të zbriste në fushë dhe të bënte paraqitjen e tij”, tha trajneri Edi Reja.

“E njëjta gjë edhe për Roshin, që e kisha vënë mënjanë, sepse provova Balliun dhe Hysajn, por dje luajti dhe ishte vendimtar. Kanë qenë të zotët që të dy, si Roshi, edhe Qose, që pranuan të vijnë këtu, sepse kanë në zemër Shqipërinë. Grezda ka gabuar dhe duhet të marrë përgjegjësitë e tij”, përfundoi trajneri Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat