Hysaj i mbetet në derë, kërkesat e Napolit janë të frikshme

Futboll

Hysaj i mbetet në derë, kërkesat e Napolit janë të frikshme

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:38
Elseid Hysaj

Mbrojtësi Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis i ka treguar derën. Trajneri Carlo Ancelotti nuk është bindur nga aftësitë e shqiptarit dhe e ka nxjerrë në merkato. 

25-vjeçari ka ekipe si Atletico Madridi dhe Juventusi pas vetes, por kërkesat financiare të Napolit janë të larta. Napolitanët duan 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të krahut të djathtë. 

Një shifër e tillë është goxha e lartë me spanjollët e Atleticos që nuk duan të paguajnë aq shumë dhe me Juventusin që është peng i Sarrit. E ardhmja e Hysajt është në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat