Bushi me deklaratë bombë, nuk i intereson Kosova, por përmend diçka tjetër 

Futboll

Bushi me deklaratë bombë, nuk i intereson Kosova, por përmend diçka tjetër 

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:40
Bushi me deklaratë bombë, nuk i intereson Kosova, por përmend diçka tjetër 

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, pas barazimit me Turqinë në transfertë, dhe dy fitoreve në sfidat miqësore me Uellsin. Bushi me deklaratë bombë edhe për Kosovën!
Bushi foli për takimet e fundit, për grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, por edhe për sulmuesin Bullari, i cili kërkohet edhe nga Greqia, dhe mund të përsëritet rasti “Durmishaj”.
“Kishim lojtarë nga 2001, patëm disa mungesa dhe e kishim të vështirë të zgjidhnim. Por, jam i kënaqur nga ata. Kur vijnë rezultatet, bëhet edhe puna më e bukur. Por, synimi ynë kryesor është të kemi sa më shumë lojtarë. Po ta shohim ndeshjen në përgjithësi, nuk kemi luajtur shumë në sulm. Nuk ka ndryshuar strategji, ne sulmojmë në kundërsulm. Ne kemi luajtur në sulm, por kundërshtarët na kanë ndëshkuar gjithmonë. Jemi ekip modest, që jemi duke u rritur, dhe nuk është se janë lojtarë të nivelit të kundërshtarit. Duhet t’i mbajmë afër njëri-tjetrit. Por, gjithsesi në 3 ndeshje, kemi shënuar 7 gola. 5 me Uellsin. Edhe kemi pësuar, duhet thënë, por për gabimet tona. Kundërshtari na ndëshkon edhe nga një karambol i joni, ndërsa ne i bëjmë me aksione, me shumë vështirësi. Duhet të gabojmë sa më pak tani, që të mos i dhurojmë gjë kundërshtarit. Kjo është një moshë delikate, U-21. Ata duhet të kenë shumë minuta në këmbë, duhet të jenë lojtar formacioni dhe të kenë besim në vete. Kjo e bën të vështirë pak, kur ata nuk kanë minuta në këmbë, në kategori edhe të ulëta. Duhet të kemi më shumë besim, por them se jemi përmirësuar nga sa kemi qenë në të kaluarën. Vazhdojmë të përmirësohemi. Në ndeshjet e fundit kishim pothuajse një ekip tërësisht të ri, nga ajo ndeshje që luajtëm me Turqinë në mars, këtu në shtëpi. E kishim marrë pak me frikë, por na ndihmoi dhe koha që kishim 2 javë në dispozicion. Punuam mirë në teori dhe stërvitje, i bëmë mirë gjërat. Lojtarët janë inteligjentë dhe demostrojnë atë që mësojnë.

Mua nuk më intereson Kosova. Më intereson vetëm ndeshja e radhës me Austrinë. Kosovën e pashë. Nuk është justifikim, por e kam thënë që terreni në Andorrë nuk ishte për futboll. Pastaj, Kosova ka një ekip të mirë, të fortë. I hapin probleme të gjithëve. Gjithsesi, ne kemi Austrinë, dhe Francën miqësore. E rëndësishme është që të luajmë mirë, pastaj vjen dhe rezultati. Ky është edhe çështje fati. Në ndeshjen me Uellsin, të parën, luajtëm dobët, kishim mbrojtje të re, por dy raste na u dhanë, shënuam dhe fituam. Ose rasti i Turqisë, mund të shënonim me portën bosh me Imerin. Kosova e shfrytëzoi dhe fitoi. Them që ne kemi çuar 6-7 lojtarë në ekip A. Kur të mbarojë ky sezon, do fitojmë disa lojtarë, 3-4 do jenë gati për Kombëtaren. Po morëm rezultat, akoma më mirë. Lojtarët që janë në formë, ne kemi detyrë t’i marrim. Bullari është shqiptar, nuk ka arsye të shkojë te Greqia. Rasti Durmishaj, ashtu e ndjeu dhe bëri. Nëse ka dëshirë të shkojë te Greqia një lojtar, nuk e ndalojmë dot. E rëndësishme është që ai është futbollist i mirë. Kam folur me të, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për perspektivën në Kombëtare. Do jetë në ekip A, por duhet t’i marrë shkallët një nga një. Luan te U-21, por është më i vogël se të tjerët në këtë ekip. Kjo do të thotë se ka potencial.

BAZË SUPERIORE – Shumë lojtarë ishin në formacion, nga kampionati shqiptar. Jam i kënaqur nga ta. Kanë qenë lojtarë me minuta në këmbë, dhe ishin nga më të mirët në Turqi. I kam marrë pothuajse të gjithë nga Shqipëria. Korça, kam marrë një lojtar me sinjale të duhura, Pëllumbin. Te Partizani kam marrë Malën. Kemi marrë dhe nga Fieri dy lojtarë, dhe Ballshi dy lojtarë me perspektivë. Por, nuk mund të marr më shumë se 23 apo 25 lojtarë. Kur mungonin disa lojtarë këtë grumbullim, mora dhe nga Shqipëria. Ndeshjet e radhës, do e kem të vështirë të bëj zgjedhjet, sepse shumë lojtarë bënë mirë.

SULMI TEK EKIPI A – Patjetër që ne përgatisim lojtarë për në Kombëtaren A. Për një grumbullim, Bullari apo Broja mund të jenë gati, por janë të rinj për të mbajtur peshë në formacion. Ata janë të rinj dhe nuk kanë shumë eksperiencë. Me Kombëtaren A, mund të kesh përballë një mbrojtës si Pike apo Ramos, është e vështirë për ta. E rëndësishme është që janë te Shqipëria. Janë dy lojtarë me të ardhme. 
“KOPJE” NGA KOSOVA – Ne shqiptarët, kemi një zemër të madhe. Dua të marr rastin e kombëtares së Turqisë, ata luajnë në ekipe të mëdha. Kanë kushte më të mira. Jemi sërish shumë larg nga Turqia. Kur vë në peshore lojtarët tanë, me ata, duhet të fitojnë me shumë gola. Por, kur sheh lojën në fushë, është ndoshta njësoj, ne marrim një barazim, apo gati për të marrë fitore. Futbolli është vazhdimësi, dhe çunave u them gjithmonë se duhet të shohim të nesërmen, nëse nuk marrim një fitore. Besoj se Kosova ka cilësi në ekip, ndoshta ka lojtarë më cilësore se ne, por ka dhe një zemër të madhe. Ata luftojnë gjithë kohës. Në futboll, nëse je i përqendruar, luan me zemër dhe zbaton detyrat, e mposht dhe një kundërshtar si Turqia. Grupi bën atë që të hedh poshtë cilësitë e individëve.
MOTIVIMI – Nuk e kam bërë ndonjëherë t’i them lojtarëve se çfarë kam bërë unë në të shkuarën, por mund t’i motivoj me ekipe të mëdha, apo lojtarë të mëdhenj. Si sillen dhe punojnë ata. Duhet t’i marrim shembull. Kur u futa te stadiumi i Istanbulsporit, u emocionova, pashë ato fotot. Ngjyrat verdhezi, thashë me vete se këtu nuk kemi për të humbur. Ishim pranë fitores, por ashtu ndodhi, nuk humbëm. Jam i kënaqur për atë që dhanë çunat në fushë”, tha Bushi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat