Hasi me ofertë

Futboll

Hasi me ofertë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:45
Hasi me ofertë

Besnik Hasi është i angazhuar si trajner i skuadrës së Arabisë Suadite, Al-Raed. Trajneri shqiptar pritet të angazhohet shumë shpejt si trajner i ndonjë skuadre evropiane, pasi që po kërkon të largët nga arabët. Nieuwsblad ka raportuar se gjakovari ka marrë një ofertë prej ligës elitare belge, gjegjësisht nga ekipi i Cercle Brugges. Por, duket se 47-vjeçari nuk është i interesuar që të merr drejtimin e këtij klubi, i cili nuk ka ambicie për titull të kampionit.

Hasi e njeh shumë mirë klubin e Cercles pasi që në të kaluarën ka qenë pjesë e këtij klubi që bën pjesë në ligën kryesore të Belgjikës, shkruan Telegraf. Ndryshe, 47-vjeçari në të kaluarën ka qenë edhe lojtari si dhe trajner i klubit mbretëror belg të Anderlechtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat