5 lojtarë të futbollit të Kosovës do të udhëtojnë në prova drejt Suedisë, Lorik Boshnjaku pranë transferimit

Futboll

5 lojtarë të futbollit të Kosovës do të udhëtojnë në prova drejt Suedisë, Lorik Boshnjaku pranë transferimit

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:51
5 lojtarë të futbollit të Kosovës do të udhëtojnë në prova drejt Suedisë, Lorik Boshnjaku pranë transferimit

Pesë lojtarë të futbollit të Kosovës mund të vazhdojnë karrierën në futbollin suedez. Blend Baftiu i Ballkanit dhe katërshja e U-19 të Kosovës dhe 2 Korrikut, Auron Ademi, Ilirian Gjata, Kastriot Qorolli, e Kujtim Fetahu, do të udhëtojnë drejt Suedisë, shkruan "Bota sot".

Provat i janë mundësuar nga Kompania LL Sportmanagement nga Suedia menaxherët Ben Ademi dhe Feisal Noorazy, të cilët kanë vëzhguar lojtarët tregojnë që do të provohen në Varberg Bois, Varnamo, Gais dhe Orebro.

Image
Ben Ademi

Mes lojtarëve është talenti Iliran Gjata, i cili vazhdimisht po mahnitë me aftësitë e tij.

Image
Iliran Gjata

Transferi i madh pritet të jetë ai i mesfushorit të Prishtinës, Lorik Boshnjaku, për të cilën janë të interesuara 2-3 ekipe jashtë Kosovës .

Kompania LL Sportmanagement është në bisedime me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, për transferimin e lojtarit dhe e falënderojnë  për mirëkuptimin që e ka ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat