Ja situata e kuqezinjve

Futboll

Ja situata e kuqezinjve

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:02
Ja situata e kuqezinjve

Shumë nga kuqezinjtë janë menjëherë në kërkim të një ekipi për edicionin e ri. Etrit Berisha është i pari, i cili përflitet për kalim te SPAL. Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj dhe Kastriot Dermaku do të kërkojnë një destinacion më të mirë.

I pari lidhet me Interin dhe shumë ekipe në Itali apo jashtë saj, i dyti për të mos e vijuar karrierën në Kategorinë e Tretë gjermane dhe i treti lidhet aktualisht me Parmën. Ergys Kaçe nuk ka vend te PAOK dhe do të kërkojë që të sistemohet përfundimisht për t’u dhënë fund huazimeve.

Bekim Balaj, pasi nuk rinovoi me Akhmat Groznin, lidhet së fundmi me Partizanin, por pistat e huaja gjithashtu janë të pranishme. Sokol Cikalleshi, me skuadrën e rënë nga kategoria, do të tentojë një vend në Superligën turke. Sadiku pretendon rikthimin te Lugano, por asgjë e sigurt për të ardhmen. Eros Grezda gjithashtu mund të ndërrojë ambient.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat