Kështu punohet në një stadium të Kosovës

Futboll

Kështu punohet në një stadium të Kosovës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:58
Kështu punohet në një stadium të Kosovës

Klubi i futbollit Dukagjini i Klinës po e përmirëson infrastrukturën sportive që të jenë sa më të gatshëm për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Punimet ne fushën e stadiumit ‘18 Qershori’. Pas intervenimit ne sistemin e ujit para disa muajve tashmë ka filluar puna intensive në komplet fushën e gjelbër të stadiumit. E për këtë po përkujdeset një ekspert në këtë profesion, bëhet fjalë për Sakip Sejdiu. Shumë stadiumeve ne Kosovë i është besuar puna e Sejdiut, ndërto veçohen dy fushat e stadiumeve në Mitrovicë, (‘Riza Lushta’ dhe ‘Adem Jashari’). Përveç këtyre është edhe fusha ne stadiumin ne Podgoricë ku përfaqësuesja jonë zhvilloj takimin kualifikues para disa ditëve!
Gjatë këtij muaj është duke u punuar intenzivisht ku janë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme. Është rregulluar drenazhi komplet i fushës, pastaj është bërë edhe shpurja (ajrimi) saj dhe gjithashtu farizimi.
Edhe gjatë ditëve tjera do të vazhdoj puna dhe përkujdes maksimal i fushës, që deri ne fillimin e kampionatit tapeti gjelber ne Klinë të plotësoj të gjitha kushtet për ndeshjet e Superligës”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat