Daily Mail zbulon dy klubet angleze që po e kërkojnë me ngulm Muriqin

Futboll

Daily Mail zbulon dy klubet angleze që po e kërkojnë me ngulm Muriqin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:23
Aro Muric

Manchester City është gati të dëgjojë ofertat për huazimin e portierit premtues Aro Muric.

Sic raporton Daily Mail, City dëshiron ta huazoj Muriqin për shkak se Claudio Bravo është i aftë përsëri dhe i gatshëm për të rifilluar detyrat e tij si numri dy pas Ederson, kështu që Pep Guardiola është i gatshëm të lejojë 20-vjeçarin të largohet nga stadiumi Etihad në mënyrë të përkohshme.

Raporti thotë se Nottingham Forest janë në mesin e një numri të madh të klubeve të Championship që po e kërkojnë Muriqin. Ndërsa së fundmi poashtu klubi i sapo-promovuar në Premierligë, Aston Villa, dëshiron shërbimet e kosovarit.

Aston Villa thuhet që ka bërë një ofertë të madhe edhe për anglezin Jack Butland, i cili mbron portën e Stoke City, megjithatë, Muric do të ishte një alternativë shumë më e lirë.

Daily Mail potencon tutje se Guardiola “është padyshim një tifoz i Muriq, të cilin e quajti ‘fantastik’ pasi ai ndihmoi të fitojë Cityn një vend në gjysmëfinale të Kupës EFL me penallti kundër Leicester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat