“Kush është ajo femra në të brendshme”, Kean sqaron incidentin “hot” me Zaniolon!

Futboll

“Kush është ajo femra në të brendshme”, Kean sqaron incidentin “hot” me Zaniolon!

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:42
Kean, Zaniolo

Moise Kean po përgatitet për të filluar evropianin për 21-vjeçarët, ku ai do të përfaqësojë Italinë. Teksa lojtarët janë në grumbullim, talenti i Juventusit është akomoduar në të njëjtën dhomë me atë të Romas, Nicolo Zaniolon. 

Kean ka publikuar një video në rrjete sociale, ku dëgjohet ritmi i një këngë të preferuar të tijën, por pas shpine shfaqen një person në krevat, që është vetëm në të brendshme. 

Fansat e kanë bombarduar me pyetje, duke i kërkuar të tregojë kush ishte femra në shtratin e tij. 

Ndërsa pak momente më vonë, 19-vjeçari ka postuar një tjetër video, ku sqaron se “femra” në fjalë është Zaniolo, por e kanë ngatërruar nga flokët e tij të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat