Prezantohet Hazard, Perez i tregon shtëpinë e re! Fantazisti mezi mban emocionet!

Futboll

Prezantohet Hazard, Perez i tregon shtëpinë e re! Fantazisti mezi mban emocionet!

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:55
Eden Hazard, Florentino Perez

Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi sapo ka mbaruar! Futbollisti tha fjalët e tij të para, pasi foli edhe Florentino Perez, presidenti i "galaktikëve", që i uroi mirëseardhjen...

Perez: "Tashmë ëndrra jote u bë realitet. Je futbollist i Real Madridit dhe je pjesë e këtij stadiumi, shtëpia jote e re. Kjo është ëndrra jote! Futbolli yt është special dhe i ndryshëm nga të tjerat. Mirë se erdhe te Real Madrid, mirë se erdhe në shtëpinë e re".

Hazard: "Flas frëngjisht sepse spanjishtja ime nuk është e mirë, por faleminderit president. Faleminderit familjes time dhe babait, por edhe atyrfe që nuk patën mundësi të vinin. Kam shumë dëshirë që të luaj dhe të fitoj shumë tituj me këtë fanellë".

"Siç e tha presidenti, ishte ëndrra ime të luaja këtu dhe tani që jam këtu mund të them vetëm faleminderit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat