Drogba beson se Lampard është i gatshëm për ta udhëhequr Chelsean

Futboll

Drogba beson se Lampard është i gatshëm për ta udhëhequr Chelsean

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:22
Drogba dhe Lampard

Legjenda e Chelsea, Didier Drogba, është shprehur i bindur se Frank Lampard është i gatshëm t’i drejtojtë ‘Blutë’ e Londrës.

Javëve të fundit është raportuar se Maurizio Sarri do të kalojë tek Juventus për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, dhe që atëherë po flitet se Lampard mund ta zëvendësojë Sarrin.

Legjenda angleze e futbollit është shprehur se nuk planifikon të largohet nga Derby County, duke shuar mundësitë për kalim tek Chelsea.

Gjithsesi, i pyetur për këtë mundësi, Drogba është shprehur se Lampard është i gatshëm ta udhëheq Chelsean, edhe pse ka vetëm një vit përvojë me Derby.

“Mendoj se është opsion i mirë për klubin. Ai ka bërë mirë me Derbin këtë vit, duke i dërguar në ‘Play Off’, dhe besoj se është opsion i mirë për klubin”, ka thënë Drogba.

Asgjë akoma nuk është zyrtarizuar rreth Sarri, kështu që Lampard nuk mund ta konsiderojë një kalim tek Chelsea, edhe pse ish shoku i skuadrës ka shprehur besimin se mund të bëjë punë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat