Montella konfirmohet tek Fiorentina

Futboll

Montella konfirmohet tek Fiorentina

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:11
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella është konfirmuar si trajneri i skuadrës italiane, Fiorentina.

   Pas takimit me presidentin Rocco Commisso, Montella ka arritur marrëveshje me skuadrën ‘Viola’.

‘Sky Sport Italia’raporton se takimi në Nju Jork shkoi si më së miri, dhe skuadra nuk do të kërkojë për zëvendësues.

Montella morri punën më 10 prill, pasi Stefano Pioli u tërhoq nga skuadra.

Ai dështoi të fitonte një ndeshje, duke regjistruar dy barazime dhe gjashtë humbje në Serie A dhe Coppa Italia.

Viola shmangi rënien nga liga me një pikë të fituar kundër Genoas, në xhiron e fundit të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat