Veteranët e Mitrovicës janë fitues të Kupës së Kosovës për veteranë

Futboll

Veteranët e Mitrovicës janë fitues të Kupës së Kosovës për veteranë

Nga: F.B Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:19
Veteranët e Mitrovicës

Në një ndeshje të fortë, veteranët e futbollit nga Mitrovica kanë mundur kolegët e tyre nga Ferizaji fal ekzekutimit më të mirë të penalltive ( një pritje nga Enes Shosholli dhe një huqje mbi portë të ferizajasve) ndërkohë që ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar në barazim 2:2.

Kështu Klubi i Veteranëve të Futbollit “ Mitrovica” me rezultatin e përgjithshëm 8:7 ka fituar Kupën e Kosovës ndaj skuadrës Ferizaji. Mitrovicasit paraprakisht kanë mundur në gjysmë finale skuadrën nga Lipjani me rezultat 5:0.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin ferizajasit në minutën e 29’ me Amir Lamaxheman.

Mitrovica arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 32’ me autogolin e shënuar nga Arben Qerimi pas goditjes sl Onbashit

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Mitrovica kaloi në epërsi në këtë ndeshje për herë të parë në minutën e 47’ me Seidi Onbashin, pas një goditje mjeshtërore dhe shumë precize si rrjedhojë e një aksioni të mirë të mitrovicasve.

Pot, ferizajasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në minutën e 56’ me Genc Hysenin.

Deri në fund të ndeshjes mitrovicasit kanë pasur edhe disa raste të mirë shënimi, ku duhet veçuar posaçërisht goditjen mjeshtërore të Seid Onabshi që nga 18-20 metra nga gjuajtja e lirë ka qëlluar traun e portës së ferizajasve.

Duhet theksuar se mitrovicasit kanë pasur edhe një tjetër goditje të shtyllës, kësaj radhe nga mjeshtri I mesfushës Shpëtim Fetahu.

Ndonëse nuk fituan në kohën e rregullt, loja është kontrolluar dhe dominuar nga fituesit e Kupës, të cilët meritojnë lavdëritë për angazhimin në mbrojtjen e ngjyrave të klubit edhe pse mbretëronte vapë e madhe në fushën sintetike të “2 Korrikut”.

Mitrovica arrin që ta fitoj Kupën e Kosovës për veteranët për herë të parë në histori të kësaj gare, pasi ky ishte viti i parë i organizuar nga FFK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat