Alarm për Man Utd, Crystal Palace tregon kërkesat për Wan Bissaka

Futboll

Alarm për Man Utd, Crystal Palace tregon kërkesat për Wan Bissaka

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:06
Aaron Wan Bissaka

Objektivi kryesor për merkaton tek Manchester United mbetet ylli i Crystal Palace, Aaron Wan Bissaka.

Lojtari anglez luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pozitë e cila ka nevojë të përforcohet tek ‘Djajtë e kuq’.

Manchester United ka nisur tentimet për anësorin qysh nga muaji janar, por pa marrë përgjigje pozitive nga skuadra e Crystal.

Por, raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Crystal Palace kanë vendosur kushtet përfundimtare.

Skuadra nuk do të pranojë asgjë më pak sesa 50 milionë funte për të liruar Wan Bissaka. Kështu, ‘Djajtë e kuq’ duhet të përgatisin një ofertë tejet të majme nëse duan shërbimet e të riut anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat