Torreira nuk është i lumtur në Angli, preferon më shumë jetën në Itali

Futboll

Torreira nuk është i lumtur në Angli, preferon më shumë jetën në Itali

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:07
Lucas Torreira

Tifozët e Arsenal kanë mësuar një lajm aspak të mirë nga i preferuari i tyre, Lucas Torreira, i cili së fundmi ka zbuluar detaje interesante rreth jetës së tij.

Torreira u transferua tek Arsenal gjatë verës së kaluar, duke u kthyer në një prej të preferuarve të tifozëve të Arsenal, sidomos pas paraqitjeve të mira me Uruguain, në Kupën e Botës.

Por, me gjasë, ylli i Arsenal nuk po kalon momentet e tij më të mira në Londër, të paktën sipas fjalëve të tij.

“Nuk mendoj se ka shumë gjëra që i shijoj këtu. Mendoj se ishte më mirë në Itali” ka thënë Torreira, sipas ‘Squawka".

“Anglia është komplet botë tjetër. Është një shtet shumë i madh. Gjuha ka qenë problem i madh për mua, pasi kam pasur problem të komunikojë me shokët e skuadrës dhe njerëzit rreth meje. Është shumë e vështirë kur nuk mund të flasësh me asnjë” ka thënë ndër të tjerash uruguaiani.

Torreira ishte nga të preferuarit e Unai Emery këtë sezon, por humbi disa ndeshje si pasojë e lëndimeve të pësuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat