Rekordmeni kundër largimit të Pogba: “Është më i miri, Man. United ta blindojë!”

Futboll

Rekordmeni kundër largimit të Pogba: “Është më i miri, Man. United ta blindojë!”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:33
Paul Pogba

Usain Bolt tenton të ndikojë në qëndrimin e Paul Pogba te Manchester United, objektiv i merkatos për Real Madrid dhe Juventus. 

"Në këtë moment është e vështirë pë rata. Kur drejtimin e mori Solskjaer, ai bëri mirë, por disa dëmtime kanë kompromentuar punën dhe me të rikthyer nuk ishin më të njëjtët. Të shohim se kush do të afrohet gjatë merkatos, të nisemi nga aty. Duhet të besojmë", ishin fjalët Bolt.

"Më mirë ta mbjanë, pa asnjë dyshim Manchester United duhet ta blindojë. Unë besoj se duhet ndërtuar ekipi rreth tij. Për mua ai është njëri prej më të mirëve në këtë moment dhe jam një tifoz i madh i tij". 

"Është parë tashmë se në çfarë nivelesh mund të shprehet. Kur luante te Juve ishte i jashtëzakonshëm, sikurse te Franca. Duhet vetëm që të luajë në pozicionin e duhur", u shpreh rekordmeni i atletikës, Usain Bolt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat