Higuain-Dzeko-Icardi dhe Manolas, Juventus përgatit një shkëmbim të bujshëm!

Futboll

Higuain-Dzeko-Icardi dhe Manolas, Juventus përgatit një shkëmbim të bujshëm!

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:43
Higuain-Dzeko

Në Itali pritet të ketë një rokadë të madhe në sulmin e tre skuadrave: Inter, Juventus dhe Roma.

Inter po përpiqet me çdo mundësi të gjejë një blerës për Mauro Icardin dhe vendin e tij do e zërë Edin Dzeko, që vjen nga Roma. Për Icardin alternativa e vetme aktualisht është Juventus.

Largimi i Dzeko nga Roma, bën që klubi roman të hidhet në sulm për Gonzalo Higuain. “La Gazzetta dello Sport” sot ka zbuluar se për të marrë argjentinasin po planifikohet shkëmbimi kokë më kokë me Kostas Manolas.

Vlera e mbrojtësit grek është 36 milionë euro, po aq sa e sulmuesit argjentinas dhe klubet do e kishin fare të thjeshtë për të mbyllur këtë shkëmbim.

Duke marrë një sulmues Roma ka mundësinë të arkëtojë nga shitja e Dezko dhe të rrisë bilancin financiar, duke qenë se i duhen 45 milionë euro të tjera deri në fund të këtij muaji.

Me këto lëvizje do të jetë Juventus që do të shkundur arkën për Icardin, para që presin t’i rikuperojnë nga shitja e Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat