Ku renditet Shqipëria?

Futboll

Ku renditet Shqipëria?

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:34
Ku renditet Shqipëria?

FIFA ka bërë kalkulimet e fundit këtë të premte për renditjen e përfaqësueseve në mbarë botën.

Për Shqipërinë nuk ka mjaftuar fitorja 2-0 ndaj Moldavisë, pasi renditemi në vend të 66-të, duke humbur 4 pozicione, pasi në renditjen e mëparshme përfaqësuesja kuqezi renditjes në vend të 62-të.

Ndërkohë suksesi në rezultate i Kosovës ka sjellë edhe frytet në këtë renditje. Kombëtarja dardane është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vend të 121-të.

Në krye të kësaj renditje mbetet Belgjika me 1764 pikë. Përfaqësuesja belge njeh vetëm fitore në ndeshje të njëpasnjëshme dhe Franca nuk e zbret dot nga froni me 1718 pikët që ka grumbulluar. Në vend të tretë renditet Brazili dhe Anglia në të katërtin.

Portugalia është ngjitur në vend të 5-të, duke përfituar 2 pozicione, ashtu si edhe Spanja (vendi i 7-të), ndërsa Kroacia ka rënë me një pozicion. Lajme të mira edhe për Italinë, që me rezultatet e fundit ka përfituar tre pozicione në renditje, të 14-tët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat