Maradona largohet, ky është shkaku

Futboll

Maradona largohet, ky është shkaku

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:36
Maradona largohet, ky është shkaku

Pas 6 muajsh në drejtimin e klubit meksikan të Dorados Sinaloa, Diego Armando Maradona, i ka dhënë fund kësaj aventure.

Shkak për këtë tërheqje janë arsyet shëndetsore. Mjekët i kanë bërë të qartë argjentinasit se nuk mund të vazhdojë në këto ritme, pas operacioneve që do të bëjë në shpatull dhe në gju.

Trajneri kishte shfaqur probleme dhe në janar, kur u shtrua me urgjencë në spital, kështu që do të jetë me shumë rrezik nëse vazhdon.

58-vjeçari ka marrë dhe një mesazh mbështetje nga klubi meksikan, në të cilin fitoi jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe të stafit e lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat