Çfarë shkruan FFK për ngritjen e kombëtares së Kosovës?

Futboll

Çfarë shkruan FFK për ngritjen e kombëtares së Kosovës?

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:45
Çfarë shkruan FFK për ngritjen e kombëtares së Kosovës?

Kombëtarja e Kosovës e cila ndodhet një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur për 6 pozita në renditjen e re të FIFA-s, që u publikua sot. Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë Dardanët të renditen në pozitën e 121-të të FIFA-s, që njëherësh është pozita më e lartë deri më tash që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.

Kosova e nisi historinë e saj në renditjen e FIFA-s nga pozita e 190-të dhe gjatë periudhës trevjeçare ka arritur ta përmirësojë pozitën e saj për 69 vende. Dardanët kanë fituar 25 pikë të reja në renditje, duke qenë kombëtarja me më së shumti pikë të fituara në këtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat