Ja si shpëton gjakovari në Skoci

Futboll

Ja si shpëton gjakovari në Skoci

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:07
Ja si shpëton gjakovari në Skoci

Më në fund, drejtuesit e Rangers po shprehin vullnetin e tyre për të pranuar oferta në adresë të shqiptarit Eros Grezda, pas dështimit të mesfushorit ofensiv në sezonin e parë në Ibrox, ndonëse ai ka edhe 3 vite kontratë me klubin skocez.

Futbollisti 24-vjeçar u ble për 1.8 milionë funte nga NK Osijek, pasi dy klubet u përplasën sezonin e kaluar në kualifikueset e Europa League, ndonëse Grezda ishte i dëmtuar në të dyja takimet.

Shqiptari dështoi të arrinte pritshmëritë nën drejtimin e trajnerit Steven Gerrard dhe te Rangers po shpresojnë tashmë të rekuperojnë investimin e bërë, për të krijuar fonde që do të shërbenin për të financuar merkaton verore.

Muajin e kaluar, përfaqësuesi i futbollistit, Ives Cakarun deklaori se shqiptari po konsideron të ardhmen e tij larg Rangers dhe se klube të tjera kanë shfaqur interesim, teksa 24-vjeçari u largua nga grumbullimi me kombëtaren Shqiptare për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës dhe Modavisë. 

Sipas raportimeve, mësohet se drejtuesit e Rangers tashmë duan të konsiderojnë çdo ofertë për gjakovarin, në ankandin e hapur për të krijuar fondet që do të sponsorizojnë merkaton e ardhshme të Gerrard. 

Grezda ka shënuar vetëm 2 gola në 17 ndeshje me Rangers, në një aventurë plot oshilacione, me aktivizim dhe përjashtim nga formacioni, duke shfaqur mungesë të formës dhe fizikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat