E shtuna e zjarrtë, Granit Xhaka kundër Milot Rashicës

Futboll

E shtuna e zjarrtë, Granit Xhaka kundër Milot Rashicës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:00
E shtuna e zjarrtë, Granit Xhaka kundër Milot Rashicës

Mbrëmja e së shtunës i takon yjeve të futbollit shqiptar. Më datën 15 qershor, në orën 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë.

Në njëzetvjetorin e lindjes së një jete të re, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë më i ndriçuar se kurrë nga yjet e futbollit që përditë i bëjnë dritë emrit të vendit tonë nëpër botë. Kjo ndeshje organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Biletat mund të blihen në kioskun e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë, raportohet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat