“Bale do të ecte në Manchester United”

Futboll

“Bale do të ecte në Manchester United”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:39
Gareth Bale

Rush mendon se Bale ka edhe pesë vite karrierë dhe për këtë, opsioni më i mirë për uellsianin është largimi nga Real Madridi, natyrisht për klubin dhe projektin e duhur.

Gareth Bale do të “ecte” në ekipin e Manchester United, thotë Ian Rush, me “Djajtë e Kuq” dhe Tottenhamin si skuadrat e vetme që e duan anësorin e Real Madridit.

Zinedine Zidane nuk e do më në “Santiago Bernabeu” dhe ka zëra se uellsiani mund të rikthehet në Premierligë.

Manchester United dhe Tottenham (ish-klubi) janë më të interesuarat për uellsianin, i cili nuk ka edhe shumë oferta në tavolinë, pas sezoneve jo të mira me Los Blancos.

“Duke parë Manchester Unitedin e sezonit të kaluar, mendoj se ai do të ecte në atë ekip”, u shpreh Rush për BBC Sport.

“Është e vështirë kur një klub dëshiron të ju largojë, ndërsa ju dëshironi të qëndroni. Më vjen keq për të, sepse siç kam thënë më parë, tifozët e Real Madridit duhet ta duartrokasin”.

“Jemi në një fazë ku trajnerë të ndryshëm kanë stile të ndryshme. Vetëm shpresojmë që Gareth të kthehet, ndoshta në Premier League sepse të gjithë duan që ai të luajë. Në ndeshjet e fundit me Uellsin nuk ka luajtur duke parë se çfarë lojtari është, por nganjëherë edhe lojtarët më të mirë kanë disa ndeshje të komplikuara”, theksoi ai.

Të shumtë janë ata që mendojnë se Bale mund të shkëlqejë sërish në Premierligë, i atij mendimi është edhe legjenda e Liverpoolit.

“Ai ka edhe pesë vite karrierë dhe varet gjithashtu edhe se cili klub e do atë”, shtoi ish sulmuesi i Liverpool dhe Juventus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat