Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.
Fjala është për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.
Dzeko sipas të gjitha gjasave po kalon javët e fundit në “Olimpico”, derisa gjallorosët po mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Madje, ata e kanë piketuar një prej tyre. Raportohet se 29 vjeçari, që luan për Newcastle, mund të kalojë në kryeqendrën italiane, megjithëse duhet pritur edhe pak për t’u konfirmuar një gjë e tillë.
Roma është interesuar për sulmuesin edhe në vitin 2015, por asokohe verdhekuqtë preferuan Dzeko në vend të Rondon, që këtë herë ka shansin të realizojë ëndrrën.
Skuadra italiane ka synuar fillimisht Belotti dhe Higuain, por ata kushtojnë shumë.