Tradhtoi Malin e Zi kundër Kosovës, tani e josh Serbia

Futboll

Tradhtoi Malin e Zi kundër Kosovës, tani e josh Serbia

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:21
Tradhtoi Malin e Zi kundër Kosovës, tani e josh Serbia

Serbia ka shkarkuar nga puna trajnerin e kombëtares, Mladen Krstajiq, për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja 5:0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e federatës serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 4:1 ndaj Lituanisë.

Drejtuesit e federatës Serbe të Futbollit kanë bërë me dije se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Malit të zi, Lubisha Tumbakoviq, i cili u shkarkua pasi braktisi ndeshjen mes malazezëve dhe Kosovës, për shkak të presionit nga tifozët serbë.

Tumbakoviq refuzoi të drejtonte skuadrën në fushë më 7 qershor, ndërsa bashkë me të, braktisën ndeshjen edhe ndihmës trajneri dhe dy mbrojtës me origjinë serbe, duke shkaktuar kaos te Mali i ZI, vetëm dy orë para ndeshjes me Kosovën. Tradhtoi Malin e Zi kundër Kosovës, tani e josh Serbia shoveniste!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat