Të thuash sot, se nuk na duhet ndërtimi i stadiumit të ri në Kosovë...

Futboll

Të thuash sot, se nuk na duhet ndërtimi i stadiumit të ri në Kosovë...

Nga: Besim Kajtazi Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:41
Të thuash sot, se nuk na duhet ndërtimi i stadiumit të ri në Kosovë...

Me një lule s’çel pranvera...

Të thuash sot, se nuk na duhet ndërtimi i stadiumit të ri, e kemi Tempullin e futbollit “Fadil Vokrri”, mendoj se është naivitet i llojit të vet.

Arsyetimi, se shtimi i kapacitetit të stadiumit në Prishtinë, me 4-5 mijë vende të reja, do ti plotësonte nevojat tona, duke lënë anash kështu dhe duke e parë si të pavlerë projektin e ndërtimit të stadiumit të ri, të cilin e patëm dhe e kemi ëndërr, nuk qëndron.

Themelet e stadiumit në Prishtinë, aq sa e njoh unë këtë stadium, nuk besoj se durojnë rindërtime e mbindërtime, dhe ato dukshëm do të rrezikonin sigurinë e shikuesve në tribuna…

Stadiumi tashmë i pagëzuar me emrin e ish-kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, legjendës, Fadil Vokrri, duhet të mbetet ky që është sot..

Mbingarkesa që ka përjetuar vetëm vitin e fundit e ka dëmtuar tej mase fushën e futbollit (barin) dhe nëse vazhdon ky trend i shfrytëzimit, fusha shumë shpejt do ti ngjajë atyre stadiumeve që i patëm para 7-8 vjetëve…

Kosova ka nevojë për infrastrukturë të re sportive, pra edhe për një stadium të ri, që në këto troje nuk është ndërtuar tash e 75 vjet…
Përveç stadiumit të ri, Kosovës i duhet edhe së paku një palestër e re sportive, e edhe shumë objekte të tjera sportive, të cilat nuk e kemi pasur asnjëherë…

Mos të bëhet mollë sherri e inati lokacioni i përcaktuar për ndërtimin e stadiumit. 
Kosovë është edhe lokacioni ndërmjet Drenasit dhe Prishtinës…

Prandaj, mos t’ia fusim “dallash “ një pune të mbarë, e kjo veçmas vlen për një pjesë të gazetarëve sportivë, të cilët përtojnë ta prishin rehatinë e tyre dhe të dalin nga kryeqyteti, për të përcjellë një ngjarje madhore sportive, në Kosovë, vetëm 17 kilometra larg Prishtinës…

Të shpresojmë që Kosovën shumë shpejt do ta përcjellim edhe në stadiumet e qendrave tjera të Kosovës, në Mitrovicë, Prizren. Gjilan e Ferizaj...

Vetëm duhet punë e jo të bëjmë sehir...

Autori është gazetar i njohur sportiv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat