Zyrtare: PSG emëron Leonardon si drejtor sportiv të skuadrës

Futboll

Zyrtare: PSG emëron Leonardon si drejtor sportiv të skuadrës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:55
Antero Henrique

Skuadra e Paris Saint Germain ka zyrtarizuar emërimin e Leonardos në postin e drejtorit sportiv të skuadrës.

Pas largimit të Antero Henrique nga ai post, PSG nuk ka vonuar dhe ka emëruar Leonardon si drejtor sportiv.

Henrique që ishte me skuadrën që nga viti 2017 dhe ndihmoi ata në fitimin e dy titujve të Ligue 1, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Ish drejtori sportiv i Milanos, Leonardo, do t’i mbuloj hapësirat e lëna nga Henrique.

Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e Paris Saint Germain, me anë të një postimi në faqen zyrtare të ‘Twitter’.

Leonardo ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Paris Saint Germain dhe rikthimi i tij është mirëpritur nga tifozët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat