Modric nuk ia dha 10-shen, ky pritet të jetë numri i Hazardit te Reali

Futboll

Modric nuk ia dha 10-shen, ky pritet të jetë numri i Hazardit te Reali

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:03
Eden Hazard

Përforcimi i ri i Real Madridit, Eden Hazard, ende nuk ka vendosur se cilin numër do ta mbajë në fanellën e “Los Blancos”.

Hazard u prezantua të enjten mbrëma në “Santiago Bernabeu” para më shumë se 50 mijë tifozëve madrilenë.

Ylli belg pritej të trashëgonte numrin 7 nga Mariano Diaz, por thuhet se ende ekziston mundësia që Hazard të marrë numrin 11.

Për momentin, ky numër mbahet nga Gareth Bale, megjithatë do të jetë i disponueshëm nëse ylli uellsian do të shitet këtë verë.

Dje, për ceremoninë e nënshkrimit të Hazard, belgu u paraqit me një fanellë pa numër dhe kjo ka krijuar pasiguri tek tifozët.

Mesfushori pranoi gjatë prezantimit të tij se numri i tij ende nuk është vendosur, ndërsa tregoi se ia kërkoi numrin 10 Luka Modricit, por kroati e refuzoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat