Ziyech drejt Premierligës, Ajax kërkon 25 milionë euro për lojtarin

Futboll

Ziyech drejt Premierligës, Ajax kërkon 25 milionë euro për lojtarin

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:32
Hachim Ziyech

Ylli i Ajax Amsterdam, Hachim Ziyech është një nga lojtarët që tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij këtë edicion.

Lojtari ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane, por duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premierliga.

Ziyech dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, por ‘Gunners’ duhet fillimisht të sigurojnë 25 milionë euro.

Ziyech është 26 vjeçar dhe ka luajtur rrol të rëndësishëm në sezonin e jashtëzakonshëm të Ajax Amsterdam.

Lojtari kishte kaluar tek Ajax tri vite më parë, nga Twente. Sezonin e kaluar shënoi 21 gola dhe shtoi 18 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat