Ja kur fillon shitja e biletave Angli-Kosovë

Futboll

Ja kur fillon shitja e biletave Angli-Kosovë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar nëpërmes një shkrimi në faqen zyrtare për shitjen e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Angli – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020

Kjo ndeshje pritet që të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, kurse biletat do të jenë në dispozicion për shitje tifozëve dardan nga data 17 qershor.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat