Prishtinës i largohen dy super lojtarë

Futboll

Prishtinës i largohen dy super lojtarë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 22:32
Prishtinë

Kanë vazhduar ndryshimet te skuadra e Prishtinës. Te kryeqytetasit përveç përforcimeve, ka edhe largime të bujshme, dy nga të cilat janë publikuar sot.

Mërgim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen.

Ndërsa, Marjo Morinës, Jamal Aragos dhe Alen Jasharoskit u ka skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë. Kastriot Selmanin edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij.

Pefqeli, sulmuesi i krahut 25 vjeç, është fëmijë i Shkollës së futbollit të FC Prishtinës dhe 3 vitet me fanellën e parë ka regjistruar 83 paraqitje (27 zëvendësuar/41 zëvendësues), 11 gola dhe 2 asistime.

Hoxha, sulmuesi i krahut, 20 vjeç, me Prishtinën në 3 edicione ka regjistruar 50 paraqitje (11 zëvendësuar/31 zëvendësues), 5 gola dhe 4 asistime.

Morina, sulmuesi 26 vjeç, gjatë një viti qëndrim ka regjistruar 30 paraqitje (14/9), 8 gola dhe 3 asistime.

Arago, futbollisti i disa pozitave, 25 vjeç, gjatë një viti e gjysmë qëndrim, ka regjistruar 57 ndeshje (15/6), 1 gol dhe 7 asistime.

Jasharoski, sulmuesi 27 vjeç, me Prishtinën për një edicion ka regjistruar 21 paraqitje (8/13).

Selmani, sulmuesi i krahut, 19 vjeç, është futbollist i Shkollës së futbollit të FC Prishtina, por nuk ka asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e parë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte huazim në Vushtrri.

FC Prishtina falënderon të gjithë këta futbollistë duke mos ua harruar kontributin e dhënë për klub dhe të gjithëve u uron sukses në vazhdim të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat