Qendër mbrojtësi i Bayern Munich është afër një rikthimi në ‘Signal Iduna Park’.
Hummels kishte mbrojtur ngjyrat e Dortmund para se të kalonte tek rivalët e Bayern Munich, ku duket se më nuk është pjesë e planeve të Niko Kovac.
Lojtari ka humbur edhe vendin e tij në kombëtaren e Gjermanisë, ku Joachim Low nuk ka llogaritur në shërbimet e tij.
Por, është Borussia Dortmund ajo që duket se planifikon t’i ketë shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm.
‘Bild’ raporton se Dortmund po përgatitet që të rikthej Mats Hummels në skuadër.
Tifozët e Dortmund nuk e kishin pritur mirë largimin e tij drejt Bayern, dhe nuk dihet nëse do ta mirëprisnin rikthimin në ‘Signal Iduna Park’.
Gjithsesi, Hummels do të instalonte siguri në vijën e fundit të Dortmund, duke pasur parasysh përvojën e madhe që ka.